Ligjet për nepotizmin në SHBA janë shumë strikte dhe besoj se janë të rëndësishme, porositi ambasadorja amerikane
- Ligjet për nepotizmin në SHBA janë shumë strikte dhe besoj se janë të rëndësishme, deklaroi ambasadorja amerikane në vend Anxhela Ageler.
- Post By Sara Ademi
- 14:46, 8 mars, 2023

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Ligjet për nepotizmin në SHBA janë shumë strikte dhe besoj se janë të rëndësishme, deklaroi ambasadorja amerikane në vend Anxhela Ageler.
E pyetur nëse beson se fëmijët e funksionarëve dhe politikanëve mund të luftojnë korrupsionin, duke pasur parasysh emrat në listën e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, Ageler tha se nuk do t'i komentojë këto lista konkrete, duke e marrë parasysh se ambasada nuk është pjesë e saj.
"Nuk mund ti komentoj emrat. Nuk jam e njoftuar me kualifikimet dhe meritat e dikujt nga ata persona, por besoj se është e rëndësishme, gazetarët në emër të opinionit, i parashtrojnë këto pyetje", deklaroi Ageler, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së sotme në Qendrën Hetuese pranë Prokurorisë Themelore Publike në Shkup. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s