• e shtunë, 05 shtator 2026

Lidhja Shqiptare mbajti Kongresin, Sela zgjidhet kryetar

Lidhja Shqiptare mbajti Kongresin, Sela zgjidhet kryetar

Shkup, 31 maj 2026 (MIA)- Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës edhe formalisht do të njihet si Lidhja Shqiptare (LSH). Partia mbajti sot kongresin e saj të pestë në Pallatin e kulturës në Tetovë ku 713 delegatë votuan Ziadin Selën për kryetar. 

Në Kongres u miratua edhe Rezolutë për shtet binacional, ndërkohë që Sela deklaroi se do të vazhdojë të mbrojë interesat e shqiptarëve duke ngritur zërin për kauzat etnike. 

“Sot nuk përfundon, sot nis gjithçka”, tha ai duke iu drejtuar aktivistëve se ka shumë punë që duhet bërë, ndërkohë që njoftoi për krijimin e nëndegëve.

Sela tha se nuk do të qëndrojnë duarkryq e të strukur në tendencat për të sulmuar në të drejtat, por siç tha, do të ketë përgjigje me “sulm” duke ritheksuar qëndrimet në lidhje me temat aktuale në vend por edhe për hyrjen në Qeveri.

Edhe Ilire Dauti tha se nga tani e tutje, subjekti i tyre politik do të jetë Lidhja Shqiptare, ndërkohë që për Aleancën për Shqiptarët nën udhëheqjen e tyre, tha se gjithmonë ka shkulur rrënjë dhe thera nga këmbët e shqiptarëve. 

“Këtë maratonë do ta quajmë Lidhja Shqiptare nën moton ‘Lidhja është gjallë’”, tha Dauti duke shtuar se kësaj rruge do t’i prijë Ziadin Sela.

Mes të pranishmëve kanë qenë edhe përfaqësues të VLEN-it, BDI-së si dhe përfaqësues nga LSDM dhe Partia Boshnjake.

Foto: Fejsbuku i Ziadin Selës

 

QËNDRONI TË LIDHUR