• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Lidhja Evropiane për Ndryshim: Sjellja banditeske e zyrtarit të BDI-së ndaj punonjësit shqiptar është marrëzi, me 8 maj ç’lirohen shqiptarët

Lidhja Evropiane për Ndryshim: Sjellja banditeske e zyrtarit të BDI-së ndaj punonjësit shqiptar është marrëzi, me 8 maj ç’lirohen shqiptarët

Shkup, 4 janar 2023

Jemi të shokuar me nivelin e primitivizmit të BDI-së, të shfaqur dje në dhunë ndaj disa punonjësve shqiptarë të punësuar në kontrollin e fluturimeve M-NAV.

Përveç nepotizmit të skajshëm dhe partizimit të institucioneve shtetërore, presion të vazhdueshëm ndaj të punësuarve në administratë për të marrë pjesë në tubimet e BDI-së, shkeljes së dinjitetit të këtyre njerëzve, BDI-ja tashmë ka filluar të ushtrojë edhe dhunë fizike ndaj tyre.

Këto janë shenja paniku që po shfaq BDI-ja duke e ditur se nuk mund ta evitojë humbjen në zgjedhjet e 8 majit. Ajo po i hedh shqelmat e fundit përpara se të zhytet në histori nga 9 maji e tutje.

Zgjedhjet e ardhshme do t’i japin fund zullumit të BDI-së ndaj shqiptarëve, institucionet do të çlirohen dhe shqiptarët do të jetojnë e funksionojnë lirshëm, dinjiteti i secilit do të respektohet.

Ne i'u bëjmë thirrje institucioneve - Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Publike - që ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe autorët t’i nxjerrin para drejtësisë. Të hetohet edhe drejtori i institucionit që lejoi hyrjen e personave të papunësuar me qëllim të ushtrimit të dhunës ndaj të punësuarve shqiptarë brenda institucionit.

Kërkojmë që misionet diplomatike në vend, posaçërisht Ambasada e ShBA-së dhe Delegacioni i BE-së në Shkup, të reagojnë ndaj ndërhyrjes huliganeske të BDI-së në institucionet shtetërore, partizimin e tyre dhe keqtrajtimin e të punësuarve shqiptarë në këto institucione.

Lidhja Evropiane për Ndryshim

_______________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR