• e diel, 22 dhjetor 2024

Lidhja evropiane për ndryshim: Propozimi ynë për anëtar të KSHZ-së është Abdush Demiri 

Lidhja evropiane për ndryshim: Propozimi ynë për anëtar të KSHZ-së është Abdush Demiri 

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Deputetja e Alternativës dhe pjesë e koalicionit opozitar shqiptar, Lidhja evropiane për ndryshim, Safije Sadiki Shaini, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se propozimi i tyre për anëtar të KSHZ-së është Abdush Demiri.

 

Sadiki Shaini theksoi se sipas Kodit Zgjedhor e kanë njoftuar kryetarin e Kuvendit se kandidati i tyre për anëtar të KSHZ-së është Abdush Demiri. Ajo thekson se si koordinatore i ka dorëzuar edhe një letër kryetarit të Kuvendit, në të cilën, siç tha, i kujton se partitë e vetme opozitare, sipas përcaktimit të nenit 2, paragrafi 10, të Kodit Zgjedhor, janë vetëm Alternativa dhe Lëvizja Besa, si parti të dala nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

"Sot jam këtu për të njoftuar opinionin se kandidati ynë për anëtar të KSHZ-së është Abdush Demiri, por edhe për të paralajmëruar për lojërat e kryetarit të Kuvendit, si dhe për sabotazhin e shkaktuar nga kjo mazhorancë antidemokratike. Prandaj, dëshiroj të kërkoj mbështetje nga aleatët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Misioni i OSBE-ODIHR, Misioni i BE-së në Shkup, si dhe Ambasada e SHBA-së, për të marrë masa për të garantuar zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Nëse sabotazhi vazhdon dhe ky anëtar i KSHZ-së i jepet një partie satelite, që e ka formuar BDI-ja së fundi, ose përmes kësaj zgjedhje bëhet sabotim, që vendi i anëtarit tonë të mbetet vakant, atëherë le t’ia ndalojnë opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje njësoj siç bënte ish Jugosllavia e APJ-së së Xhaferit. Por, nëse thonë se e kanë pranuar demokracinë, duhet të kuptojnë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka Kod Zgjedhor që e përcakton se si krijohet përbërja e tij me anëtarë të partive të pozitës dhe të opozitës", tha ajo.


Пратеникот Фадил Зендели од Беса денеска изјави дека ќе приуствува на средбата на работните групи за законот за јавно обвинителство, но, како што кажа, тие се поканети со задоцнување во овие

Deputeti Fadil Zendeli, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, theksoi se ajo që po ndodh me zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së, po çon në një disfatë të sigurt të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Zendelit, ai thotë se këto obstruksione dhe bllokada nga BDI-ja e sidomos nga Xhaferi, janë tregues i qartë se BDI do të humbasë realisht në zgjedhje. Nuk ka ndodhur më parë, thotë ai, që KSHZ të mos ketë një përbërje të plotë kur të hyjmë në zgjedhje.

"Veprimi ynë opozitar i këtyre tri partive politike tregoi fuqinë e tij dhe kjo forcë është tregues i qartë se BDI do të humbasë zgjedhjet e ardhshme, se opozita shqiptare do të jetë e shumtë në bllokun shqiptar", tha Zendeli.

Liderët e partive opozitare shqiptare, Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilal Kasami, Arjanit Hoxha dhe Skender Rexhepi-Zejd sot më së voni deri në orën 16:30, kryetarit të Kuvendin Talat Xhaferi duhet t'i dërgojnë me shkrim propozim për anëtar të KSHZ-së nga lista e dorëzuar.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime përcaktoi listën prej pesë kandidatësh nga të cilët duhet të zgjidhet anëtari i KSHZ-së, përkatësisht - Berat Dauti, jurist i diplomuar nga Tetova, Abdush Demiri, ekonomist i diplomuar nga Tetova, Robert Trajkovski, magjistër në paqe dhe zhvillim nga Kumanova, Zulfi Adili, jurist i diplomuar nga Shkupi dhe Samir Rakipi, jurist i diplomuar nga Tetova.

Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë është liruar një vend në KSHZ. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s/ Lidhja evropiane për ndryshim.

 

QËNDRONI TË LIDHUR