• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lidhja Evropiane për Ndryshim: Dhjetë portale të Grubit financohen me paratë e qytetarëve, kjo është organizatë kriminale

Lidhja Evropiane për Ndryshim: Dhjetë portale të Grubit financohen me paratë e qytetarëve, kjo është organizatë kriminale

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA) - Në katin e gjashtë të ndërtesës së Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive janë zyrat e dhjetë portaleve të Artan Grubit, të cilët financohen me paratë e qytetarëve. Bëhet fjalë për organizatë kriminale e paparë deri më tani, theksuan sot nga Lidhja Evropiane për Ndryshim në ngjarjen para Ministrisë, duke ngjitur postera me emrat e portaleve. 

Në këtë ndërtesë, siç ishte thënë në ngjarje, janë portalet „indeks.mk“, „dosie.mk“, „revista.mk“, „desk.mk“, „redakcija.mk“, „ditari.mk“, „lapsi.mk“, „politika.mk“.

"Siç publikuan mediat Radio Evropa e Lirë dhe Prizma, Artan Grubi i ka regjistruar këto portale në emër të Iliriana Bajramit, e cila është bashkëshortja e Përparim Bajramit, shefit të kabinetit të drejtorit të Lotarisë shtetërore. Ai është njeriu më i afërt i Grubit. Madje edhe portali „indeks.mk“, në të cilin më së shumti promovohet Grubi është regjistruar nga vetë Bajrami" deklaroi Albi Qamili nga Lidhja Evropiane për Ndryshim. 

Kjo, sipas Qamilit, është dëshmi se krimi dhe korrupsioni i Grubit dhe Ahmetit u shndërruan në kancer të shoqërisë. 

"Të gjithë e dimë se Artan Grubi e udhëheq Ministrinë e Sistemit Politik me të cilën udhëheq në qendrën e mediave, por askush as që mendonte se do të hynte në dimensione të tilla kriminale. Në vend që ta shfrytëzojë Ministrinë në interes të qytetarëve, ai e shndërroi në makineri propaganduese përmes së cilës i sulmon kundërshtarët politikë", deklaroi Qamili.

Nga Lidhja Evropiane për Ndryshim i bëjnë thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski që ta shkarkojë Grubin nga funskioni i zëvendëskryeministrit dhe nga Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive. 

"Edhe sa skandale duhet të dalin në pah që Artan Grubi të mbajë përgjegjësi politike dhe penale? Për këtë kërkojmë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski menjëherë ta shkarkojë Artan Grubin nga funksioni i zëvendëskryeministrit dhe nga kjo Ministri. Nëse kryeministri hesht, kjo nënkupton se pajtohet dhe bashkëpunon me Artan Grubin dhe Ali Ahmetin", potencoi Qamili. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR