Lidhja Europiane për Ndryshim: Dorëheqje të menjëherëshme të Bojan Mariçiq dhe Bujar Osmanit
- Pritëm disa ditë që të shokuarit nga rezultatet e Brukselit të vijnë në vete dhe të ndërgjegjësohen për frenimin dhe mpirjen e procesit të integrimit të vendit, por e shohim që kjo kohë nuk i shërbeu atyre për tu ndërgjegjësuar e për të reflektuar mbi (mos)rezultatin. Kjo na lë të kuptojmë që dëshpërimi i tyre është po aq falso sa edhe synimi i tyre për integrim, përndryshe para qytetarëve të këtij vendi do të dilnin me llogaridhënie dhe përgjegjësi dhe jo me ankesa.
Të dashur qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Pritëm disa ditë që të shokuarit nga rezultatet e Brukselit të vijnë në vete dhe të ndërgjegjësohen për frenimin dhe mpirjen e procesit të integrimit të vendit, por e shohim që kjo kohë nuk i shërbeu atyre për tu ndërgjegjësuar e për të reflektuar mbi (mos)rezultatin. Kjo na lë të kuptojmë që dëshpërimi i tyre është po aq falso sa edhe synimi i tyre për integrim, përndryshe para qytetarëve të këtij vendi do të dilnin me llogaridhënie dhe përgjegjësi dhe jo me ankesa.
Meqë jemi të vetëdijshëm që as nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë që dikush të merr përgjegjësi për këtë dështim të qeverisë, jemi këtu për ta ritheksuar edhe njëherë pakënaqësinë tonë dhe për të kërkuar dorëheqjen e menjëherëshme të zv.kryeminitrit për çështjen e Europiane- Bojan Mariçiq dhe Ministrit për Punë të Jashtme – Bujar Osmanit.
Realisht çdo ministër i kësaj qeverie ka imput mjaft të theksuar në këtë dështim, por këto dy figura janë ata që bartin bajrakun e dështimit dhe nuk e meritojnë të mbesin as edhe një ditë në këtë qeveri, pjesa tjetër e së cilës i ka ditët e numëruara.
Minimumi që presim nga qeveria teknike, është që të ndërrohen këta dy ministra impotent, që rezultojnë me regres, kurse qytetarët të kenë durim deri me 8 maj për të shpëtuar nga Fronti PSEUDO Europian.
Ndërkaq, Lidhja Europiane për Ndryshim mbetet adresa e vërtetë për këtë synim dhe do të jetë faktori i vetëm që do të sigurojë reformat europiane dhe do të luftojë me çdo kusht korrupsionin, duke sjellë ndryshimin europian të shumë pritur nga qytetarët.
Lidhja Europiane për Ndryshim
Shkup, 20.12.2023
__________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.