Lidhja e Shoqatave me persona me diabet apelon për disponueshmëri urgjente të terapisë së plotë, pa u bërë zëvendësim
- Lidhja e Shoqatave me persona me diabet në Maqedoninë e Veriut (LSHPDMV), apelon deri tek Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria, që të fillojë me dërgimin e plotë të insulinës dhe terapisë antidiabetike në barnatoret e insulinës, në përputhje me nevojavt dhe numrin e pacientëve ekzistues.
- Post By Fami Bajrami
- 09:23, 3 prill, 2025

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Lidhja e Shoqatave me persona me diabet në Maqedoninë e Veriut (LSHPDMV), apelon deri tek Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria, që të fillojë me dërgimin e plotë të insulinës dhe terapisë antidiabetike në barnatoret e insulinës, në përputhje me nevojavt dhe numrin e pacientëve ekzistues.
"Apelojmë deri tek barnatoret e insulinës që të mos ofrojnë terapi zëvendësuese, e cila duhet të përshkruhet vetëm nga ana e mjekut endokrinolog; Apelojmë deri tek anëtarët tanë të ndihmojnë njëri-tjetrin me huazim të kësaj terapie që na mungon, pa pranuar ndryshimin administrativ të saj në barnatore; Apelojmë deri tek të gjitha palët e interesuara që të gjejnë një mënyrë për të ofruar terapinë e nevojshme pa kurrfarë zgjidhje administrative ose më saktë jozgjidhje, të cilat do të prishin kontrollin tonë të sheqerit, e me këtë do të rrezikohet shëndeti jonë; Apelojmë deri tek të gjithë që të mos e harxhojnë durimin dhe mirëkuptimin tonë për këtë situatë për të cilën jemi të vetëdijshëm se mund të shmanget nëse të gjitha proceset me tenderin fillojnë në kohë, pa vonesa apo justifikime", theksohet në apelin e Lidhjes së shoqatës së personave me diabet. rq/bsh/
Foto: Lidhja e Shoqatave të personave me diabet