• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lideri i SYRIZAS prej sot në ushtri

Lideri i SYRIZAS prej sot në ushtri

Athinë, 15 mars 2024 (MIA) - Kryetari i partisë opozitare greke SYRIZA Stefanos Kaselakis prej sot do të kryejë shërbimin ushtarak, por vetëm 20 ditë, ndërsa periudhën  tjetër do ta blejë, diçka që është si opsion e mundëson ligji përkatës grek, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kaselakisi është vendosur në një kazermë në qytetin Tiva në 90 kilometra nga Athina.

Duke pasur parasysh se shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në Greqi, ndërsa 36 vjeçari Kaselakis një kohë të gjatë ka jetuar në SHBA tash pas kthimit në vend ka obligim ta kryejë.

Për qytetarët grek që kanë mbushur 33 vjet, ligji i lejon  të shërbejnë 20 ditë, ndërsa periudhën tjetër ta blejnë dhe kushton 810 euro për çdo muaj, diçka që do të bëjë kreu i SYRIZAS.

 

 

Në 48 orë para se të niset në kazermë, gjegjësisht të mërkurën, Kaselakis në Tik Tok publikoi video nga berberi, duke komentuar se është duke i prerë flokët në kuadër të përgaditjes për shërbimin ushtarak. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR