• e diel, 22 dhjetor 2024

Lideri i SYRIZËS fshiu tre anëtarë të partisë, të gjithë ish ministra

Lideri i SYRIZËS fshiu tre anëtarë të partisë, të gjithë ish ministra

Athinë, 24 tetor 2023 (MIA) - Tre anëtarë të SYRIZË-s, të gjithë ish ministra janë në prag të largimit nga partia, pasi lideri Stefanos Kaselakis njoftoi se me qëndrimet e tyre kanë zgjedhur të largohen nga partia, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare greke mbrëmë vonë në rrjetet sociale publikoi se Dimitris Vicas, Panos Skurletis dhe Nikos Filis "paraqiten në televizione dhe udhëheqin opizitën kundër SYRIZA-s" dhe për këtë nuk ka vend në parti për ata.

"Kam marrë një mandat të qartë nga anëtarët e SYRIZA-s. Sponsorët e televizionit të brendshëm partiak të qeverisë së Micotakisit kontribuan që ne të privohemi nga një fitore zgjedhore. Disa thonë nga dy. E sigurt është se nuk do të na privojnë nga e ardhmja", ka shkruar ndër të tjera Kaselakis.

Vendimi për përjashtimin e tre përfaqësuesve të lartë të partisë u interpretua nga një pjesë e madhe e mediave greke si një hap drejt shpërbërjes së SYRIZA-s, duke qenë se pas zgjedhjes së Kaselakis në postin drejtues, ka mosmarrëveshje brenda vetë partisë.

Dje, eurodeputeti Stelios Kuloglu njoftoi se e braktis eurogrupin e SYRIZA-s dhe bëher deputet i pavarur në Parlamentin Evropian. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR