• e diel, 22 dhjetor 2024

Lideri i SASHK-ut dhe përfaqësues të Federatës amerikane të mësimdhënësve në takim me ministrin Shaqiri

Lideri i SASHK-ut dhe përfaqësues të Federatës amerikane të mësimdhënësve në takim me ministrin Shaqiri

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) – Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedellkov dhe përfaqësues të Federatës amerikane të mësimdhënësve dhe të Qendrës solidariti (Solidarity Center) nga SHBA-ja sot ishin në takim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në kuadër të vizitës së delegacionit amerikan qëllimi i së cilit është bashkëpunimi, ndihma dhe solidariteti sindikalist dhe shkëmbimi i përvojave në interes të të punësuarve në arsim.

Solidarity Center, është organizata më e madhe ndërkombëtare për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punës me seli në SHBA ndërsa Federata amerikane e mësimdhënësve është organizata e dytë më e madhe sindikaliste amerikane e mësimdhënësve.

Ministri Shaqiri deklaroi që takimi është me përfitim të madh për ne si  vend në zhvillim, që përpiqet ta përshpejtojë këtë proces, përmes avancimit në kontuinitet të standardeve dhe kushteve në të gjitha sferat, duke përfshirë avancimin e të drejtave të punës, edhe atë në veçanti në fushën e arsimit.

"Të pranishmit i njoftova me reformat që shteti po i bën në fushën e arsimit, ndërsa të cilat kanë edhe komponentë për ngritjen e motivimit për punë të mësimdhënësve dhe kuadrove profesional në shkolla. Më vjen mirë që së bashku me kryetarin e SHAKU-ut, konfirmuan se pajtohen  për paga më të larta, për mundësi për zhvillim profesional dhe karrierë dhe pikërisht në këtë diskutohet për krijimin dhe miratimin e marrëveshjeve të reja kolektive në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, të cilat do të zgjedhin çështjet për të cilat kuadri i mësimdhënësve ka vërejtje", deklaroi Shaqiri.

Në takim, tha i ka dëgjuar përvojat e organizatave më të mëdha sindikaliste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që merren me të drejtat e punëtorëve, veçanërisht në fushën e arsimit.

Kryetari i Sindikatës, Jakim Nedellkov shprehu kënaqësi që dy nënkryetarët e Federatës amerikane të mësimdhënësve, e cila i ka mbi 1,4 milionë anëtarë nën mbështetjen e Qendrës Solidariti nga Amerika, kanë realizuar takim pune me ministrin e Arsimit dhe Shkencës dhe kanë biseduar për tema aktuale në arsim.

Është i kënaqur dhe shprehu falënderim që Federata amerikane e mësuesve dhe Qendra Solidariti i japin mbështetje të madhe SASHK-ut.

Foto: MASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR