• e diel, 22 dhjetor 2024

Lideri i ndërruar i Syrizës Stefanos Kaselakidis, u largua nga partia, për të formuar partinë e tij

Lideri i ndërruar i Syrizës Stefanos Kaselakidis, u largua nga partia, për të formuar partinë e tij

Athinë, 10 nëntor 2024 (MIA) - Lideri i ndërruar i partisë opozitare greke Syriza, Stefanos Kaselakis, ka njoftuar se po largohet nga ajo parti për të formuar partinë e tij.

Kaselakis, një biznesmen i cili kryesisht jetonte në SHBA dhe hyri në politikë vitin e kaluar, u largua nga Syriza pasi Kongresi i partisë refuzoi të merrte në konsideratë kandidaturën e tij për lider, raportoi "Gardian".

Ai tha të premten se po largohej nga Syriza pasi në kongresin dyditor të partisë u refuzua  kërkesa për të shqyrtuar kandidaturën e tij për lider në zgjedhjet e brendshme të partisë që do të mbahen më vonë këtë muaj.

Kaselakis, 36 vjeç, hyri në politikën greke në maj të vitit 2023 si kandidat në zgjedhjet në të cilat Syriza pësoi një disfatë dërrmuese dhe të cilat i fitoi Demokracia e Re konservatore.

Ai zëvendësoi liderin shumëvjeçar të partisë Aleksis Cipras, i cili dha dorëheqje pas dështimit të zgjedhjeve.

Shumë anëtarë të Syriza-s që mbështetën Kaselakis shpejt filluan ta akuzojnë atë se nuk ishte një majtist i vërtetë.

Një anëtar i shquar i Syriza-s madje e krahasoi Kaselakis me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp.

Komiteti Qendror i Syrizës largoi Kaselakis nga posti i tij në shtator pas një mosbesimi të votuar.

Ai kontestoi legjitimitetin e votës dhe duhej të kandidojë për kryetar, por kandidatura e tij u refuzua nga Komiteti Qendror i partisë.

Së bashku me Kaselakis, katër deputetë u larguan nga partia të premten dhe të shtunën.

Pas këtij zhvillimi, Syriza tani ka 31 deputetë në parlamentin grek nga gjithsej 300 deputetë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR