• e enjte, 15 maj 2025

Lideri i konservatorëve kanadezë pranoi humbjen dhe i uroi fitoren kryeministrit Karni

Lideri i konservatorëve kanadezë pranoi humbjen dhe i uroi fitoren kryeministrit Karni

Otavë, 29 prill 2025 (MIA) - Lideri i Partisë Konservatore të Kanadasë në opozitë, Pjer Poljever, pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të djeshme dhe uroi kryeministrin Mark Karni, liderin e Partisë Liberale, për fitoren e tij, transmetuan agjencitë.

"Dëshiroj të uroj kryeministrin Mark Karni për udhëheqjen e një qeverie të pakicës", tha Poaliver në fjalimin drejtuar mbështetësve të tij. Ai shtoi se ka për qëllim të qëndrojë në krye të konservatorëve. "Do të isha i nderuar të vazhdoj të luftoj për ju", tha politikani. Deklarata e liderit të opozitës u transmetua në kanalet televizive kombëtare kanadeze.

Karni deklaroi se vendi i tij nuk duhet të harrojë mësimet e "tradhtisë" amerikane. Ai i bëri këto komente në fjalimin e tij të fitores para mbështetësve në Otava pas votimit të parakohshëm parlamentar të djeshëm në Kanada.

"Kanadaja nuk duhet të harrojë kurrë mësimet e tradhtisë nga SHBA-ja," deklaroi fituesi i zgjedhjeve, Karni.

Fjalët e kryeministrit, Partia Liberale e të cilit fitoi zgjedhjet, ishin një kritikë e ashpër ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

"Do ta fitojmë këtë luftë tregtare", tha Karni, por paralajmëroi se ditët "sfiduese" janë përpara në dritën e doganave të Trampit dhe kërcënimeve për aneksimin e Kanadasë.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Kombëtar Zgjedhor, liberalët fituan zgjedhjet në 162 prej gjithsej 343 njësi zgjedhore, me çka për shumicë të plotë nevojiten 172 mandate. Kjo do të thotë që liberalët mbeten në pushtet, por nuk do të jenë në gjendje të qeverisin në mënyrë të pavarur, në një kohë kur ata kanë nevojë për një mandat të fortë në negociatat për doganat me presidentin amerikan Donald Tramp, shënojnë agjencitë.

Partia Konservatore fiton në 149 njësi zgjedhore. Në vendin e tretë është Blloku Kuebek, i cili fitoi 23 njësi zgjedhore, pas çka vijon Partia e Re Demokratike (8) dhe Partia e Gjelbër e Kanadasë (1). Numërimi i votave vazhdon, por nuk priten ndryshime të rëndësishme. rq/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR