Lideri i Huthëve: Nuk kemi frikë nga sulmet e SHBA-së, do të vazhdojmë të gjuajmë anijet
- Përderisa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit vazhdon, pak më larg në jug, janë duke u zhvilluar sulme ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe kundër Huthëve jemenas, të cilët janë të mbështetur nga Irani, ndërsa të cilët paraprakisht gjuanin anije në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit, shkruan Guardian.
Aden, 18 janar 2024 (MIA) - Përderisa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit vazhdon, pak më larg në jug, janë duke u zhvilluar sulme ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe kundër Huthëve jemenas, të cilët janë të mbështetur nga Irani, ndërsa të cilët paraprakisht gjuanin anije në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit, shkruan Guardian.
Për herë të parë pas përgjigjes amerikano-britanike ndaj sulmeve të Huthëve, lideri i kryengritësve jemenas Abdul Mail el Huti reagoi dhe theksoi se do të vazhdojnë sulmet ndaj anijeve rreth ngushticës Bab el Mandeb, si dhe se përgjgijet e SHBA-së dhe aleatëve të tyre nuk do t'i friksojnë.
"Do të vazhdojmë t'i gjuajmë anijet që kanë çfarëdo lidhje me Izraelin, Kjo i përfshin edhe anijet amerikan edhe ato britanike", potencoi El Huti. ls/
Foto: Arkiv