• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lideri i Hamasit në një takim me përfaqësuesit iranianë në Teheran

Lideri i Hamasit në një takim me përfaqësuesit iranianë në Teheran

Teheran, 26 mars 2024 (MIA) - Lideri i Hamasit Ismail Hania sot do ta vizitojë Teheranin në takim me përfaqësuesit iranianë, një ditë pasi Këshilli i Sigurisë së KB-së miratoi rezolutë për një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin midis Izraelit dhe grupit palestinez, njoftoi kanali televiziv zyrtar iranian Pres TV.

Irani është në anën e "Hamasit" në luftën e Izraelit , e cila zgjat pothuajse gjashtë muaj,  ndërsa në të cilën u vranë 32.000 palestinezë në Gazë. 

Kjo do të jetë vizita e dytë e Hanias në Teheran që nga shpërthimi i konfliktit të armatosur më 7 tetor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane e vlerësoi si “hap pozitiv” rezolutën e miratuar dje nga Këshilli i Sigurimit të KB-së si "hap pozitiv". "Por, një hap edhe më i rëndësishëm do të jetë sigurimi i zbatimit efektiv (të rezolutës)", theksoi përfaqësuesi i departamentit diplomatik.

Hamasi e përshëndeti rezolutën e këshillit, por theksoi se armëpushimi duhet të jetë i përhershëm, jo ​​vetëm për një periudhë të kufizuar kohore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës abstenuan nga votimi i KB-së, duke tensionuar marrëdhëniet me aleatin e tyre Izraelin. qa

Foto: EPA

 

 



 

QËNDRONI TË LIDHUR