• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lideri i Hamasit në Bregun Perëndimor ka humbur jetën në një burg izraelit

Lideri i Hamasit në Bregun Perëndimor ka humbur jetën në një burg izraelit

Ramallah, 26 korrik 2024 (MIA) - Lideri i Hamasit në Bregun Perëndimor ka humbur jetën në paraburgimin izraelit pasi shëndeti i tij u përkeqësua, kumtuan sot autoritetet palestineze.

Mustafa Muhamed Abu Ara (63) ka vdekur pasi që ishte transferuar në spitalin e burgut Ramon në jug të Izraelit, thuhet në kumtesën e Drejtorisë palestineze për Çështje të të Burgosurve.

"Para arrestimit ai vuante nga probleme të rënda shëndetësore dhe kishte nevojë për mbikëqyrje intensive mjekësore. Megjithatë, që nga momenti i arrestimit të tij, sheik Abu Ara, si të gjithë të burgosurit, u përball me krime të paprecedentë... që nga fillimi i luftës së shfarosjes", thuhet në kumtesë.

Abu Ara, u arrestua në tetor të vitit të kaluar, iu nënshtrua torturave dhe u privua nga kujdesi mjekësor, kumtuan nga drejtoria palestineze dhe për momentin nuk ka asnjë koment nga Izraeli.

Të paktën 18 palestinezë kanë humbur jetën në burgjet izraelite që nga fillimi i luftës në Gazë më 7 tetor, kumtoi muajin e kaluar Shoqata e të burgosurve palestinezë. rq/ fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR