• e hënë, 23 dhjetor 2024

Liderët nga rajoni në takim në Shkup kushtuar Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor

Liderët nga rajoni në takim në Shkup kushtuar Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 21 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të jetë nikoqir i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian, që do të mbahet nesër në Shkup.

Sipas pres shërbimit të Qeverisë, në takimin të mërkurën do të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, të Kosovës Albin Kurti, të Malit të Zi, Milojko Spaiq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Sërgjan Amixhiq, si dhe Gert Kopman, drejtor i përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata për zgjerim në Komisionin Evropian dhe Xhejms O'Brajan, ndihmës sekretar shtetëror për Evropë dhe Euroazi të SHBA-së.

Në takimin do të marrin pjesë edhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, si dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë shtesë, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave rajonale, Këshilli rajonal për bashkëpunim, CEFTA dhe Forumi investues i odave të Ballkanit Perëndimor-6, si dhe të instituciolneve financiare ndërkombëtare.

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, O'Brajan sot më herët ka arritur në vend me rastin e takimit të liderëve kushtuar Planit pët rritje të Ballkanit Perëndimor.

Siç kumtuan nga SÇE, mirëseardhje O'Brajanit, i cili është pjesë e Delegacionit të partnerëve strategjikë të shtetit, i dëshiroi zëvendës kryeministri Bojan Mariçiq, i cili iu falënderua për përkrahjen që SHBA-ja ia jep Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe, ngjarja, e cila duhej të mbahej sot në Shkup, me rastin e fillimit të masës për "Qasje të lirë deri te tregu i punës në vendet e Ballkanit të Hapur", nga pres shërbimi i Qeverisë informuan se anulohet deri në momentin kur tërësisht do të mundësohen kushtet teknike për implementimin e masës në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veirut ndaras.

"Në këtë moment, janë harmonizuar protokollet e lidhura me kushtet për qasje të lirë deri te tregjet, si dhe me skemat për identifikim elektronik. Në bazë të të njëjtave, ekipet teknike në çdo vend në mënyrë adekuate ndërmarrin aktivitete përfundimtare. Koordinimet e javës së kaluar dhe testimet teknike, edhe pse në fillim me epilog pozitiv, treguan se nevojitet kohë shtesë për testimin dhe vendosjen e shërbimeve në sistemet e tre vendeve, që të njëjtat të bëhen publikisht të qasshme, për të gjithë qytetarët në të njëjtën kohë. Institucionet të cilat janë kompetente për implementimin, aktivisht punojnë në testime shtesë dhe harmonizimin e sistemeve, duke e marrë parasysh rëndësinë, nevojat dhe përfitimet për qytetarët", thuhet në kumtesë.

Njëheri, thuhet se në afatin sa më të shpejtë të mundur, e në interes të qytetarëve, tre vendet do të informojnë për hapat e ardhshme me këtë masë, e cila, siç thuhet, është një nga shumë masat dhe projektet të cilat kanë dalë nga iniciativa Ballkani i Hapur, e me të cilat qytetarët kanë përfitim dhe zhvillim. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR