• e diel, 22 dhjetor 2024

Liderët e rajonit, BE-ja dhe SHBA-ja në Samitin për planin për rritje për Ballkanin Perëndimor më 16 maj në Kotor

Liderët e rajonit, BE-ja dhe SHBA-ja në Samitin për planin për rritje për Ballkanin Perëndimor më 16 maj në Kotor

Kotor, 12 maj 2024 (MIA) - Mali i Zi javën e ardhshme do t'i mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së në samitin ku do të bisedohet për Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor.

Nikoqir i samitit, i cili do të mbahet më 16 maj në Kotor, do të jetë kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq.

Nën slloganin "Një rajon, vizion i përbashkët" në tubimin do të marrin pjesë edhe komisari evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhei dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O'Brajan.

Departamenti amerikan i Shtetit mbrëmë publikoi se O'Brajan dhe pjesëmarrësit e samitit në Kotor do të përqëndrohen në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë për rritje që e fron Plani për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe do ta përforcojnë përkrahjen e fuqishme të SHBA-së për rrugën e Ballkanin Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, O'Brajan do të takohet edhe me përfaqësues të lartë qeveritarë të Malit të Zi në bisedime për bashkëpunim bilateral për përkrahje të integrimit të plotë euroatlantik të Malit të Zi.

Krahas liderëve dhe ministrave të vendeve nga rajoni, në Kotor jnë ftuar edhe organizata partnere, siç jaë Këshilli për bashkëpunim rajonal, Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Banka Investuese Evropiane, Banka Botërore, Komuniteti transportues, Aleanca atlantike, Komuniteti energjetik, Shoqata Fondacioni i Hapur, ReSPA, GIZ, përfaqësues të lartë të Komisonit Evropian, njoftuan organizatorët.

Një ditë para Samitit, më 15 maj, do të ketë takim të ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të vendeve nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe organizatave partnere.

Plani për rritje të të Ballkanit Perëndimor, të cilin Komisioni Evropian e ka miratuar në nëntor dhe BE-ja javën e kaluar, parashikon përkrahje financiare prej gjashtë miliardë eurove, prej të cilave dy miliardë janë grante, ndërsa katër miliardë janë hua të volitshme që i jep BE-ja.

Kusht për marrjen e mjeteve është zbatimi i reformave, para së gjithash në pjesën e respektimit të mekanizmave demokratikë, sundimin e së drejtës dhe të drejtat themelore. Plani ka të bëjë me periudhën prej vitit 2024 deri vitin 2027 dhe parashikon çdo qeveri nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor të merr një shumë të caktuar të mjeteve në çdo gjashë muaj, varësisht nga reformat që i zbaton në atë periudhë.

Për Kosovën dhe Serbinë, po ashtu, ekziston parakusht - "angazhim konstruktiv për normalizimin e marrëdhënieve me qëllim të zbatimit të plotë të të gjitha obligimeve" të cilat dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të saj të implementuar nga Ohri, si dhe nga të gjitha marrëveshjet deri tani të arritura në dialogun e Brukselit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR