• e hënë, 23 dhjetor 2024

Licenca nga MPPS për ofruesit e ndihmës dhe kujdesit në shtëpi në Prilep, Dollnen, Krivogashtan dhe Krushevë

Licenca nga MPPS për ofruesit e ndihmës dhe kujdesit në shtëpi në Prilep, Dollnen, Krivogashtan dhe Krushevë

Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot do të ndajë leje për kryerjen e veprimtarisë të mbrojtjes sociale për ofruesit që do ta zbatojnë shërbimin social për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi në territorin e komunave Prilep, Dollnen, Krivogashtan dhe Krushevë.

Shërbimi është i dedikuar për personat e moshuar, personat me kapacitet të zvogëluar funksional dhe personat me aftësi të kufizuara që nuk janë në gjendje të kujdesen për veten. Qëllimi kryesor i shërbimit të ri është përmirësimi dhe ruajtja e shëndetit të personave të tillë në rajonin e territorit të këtyre katër komunave dhe t'i ndihmojë  në kryerjen e aktiviteteve të jetës së përditshme, informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 

 Zhvillimi i këtij shërbimi social, si pjesë e zbatimit të reformës gjithëpërfshirëse sociale në vend, është financuar nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale, që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Bankës Boterore.

MPPS njoftoi se licenca e Qendrës për Zhvillim dhe Edukim  për komunat Prilep, Dollnen dhe Krivogashtan do të ndahet në fshatin Dollnen në orën 11:00, ndërsa licenca e Kryqit të Kuq Krushevë për territorin e kësaj komune do të të ndahet në orën 14:30. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR