• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi

Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi

Shkup, 31 maj 2021 (MIA) - Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë është tërhequr nga përdorimi për shkak të gabimeve përmbajtësore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për formim të ekipit autorial për përpunimin e librit të ri dhe autorët e interesuar mund të paraqiten deri më 5 qershor.

Për shkak të gabimeve në libër, të cilat ishin vërejtur në dhjetor, vetëm disa ditë pasi që e morën nxënësit, reagoi Shoqata e historianëve dhe opinioni, ndërsa MASH-i në fund të vitit të kaluar informoi se komisioni do ta rishqyrtojë tërë përmbajtjen dhe do të japë propozim për korrigjimet adekuate.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës atëherë kërkoi nga Komisioni nacional për libra shkollorë, si trupi më i lartë në procesin e miratimit të librave shkollorë, informata për procedurën për miratim të librit konkret në të cilin, siç theksoi MASH-i, "janë konstatuar një sërë gabimesh dhe palogjikshmërish të cilat nuk është dashur të lejohen". ab/

Foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR