• e diel, 22 dhjetor 2024

Libia është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë

Libia është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë

Tripoli, 12 prill 2024 (MIA) - Libia edhe krahas situatës së tensionuar politike, është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë. Libia në mars ka prodhuar 1.236 milionë barel naftë në ditë, me çka e ka tejkaluar Nigerinë.

Libia në mars ka prodhuar naftë për 5,4 për qind më shumë se në krahasim me shkurtin (1.173 milionë barelë në ditë) nga fushat e naftës në jug të vendit dhe në ujërat bregdetare të Mesdheut.

Në raportin më të ri të OPEK-ut, thuhet se Nigeria në mars ka shënuar rënie të prodhimit të naftës për 6,9 për qind në rreth 1,23 milionë barelë në ditë, ndërsa në shkurt ka prodhuar 1,32 milionë barelë në ditë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR