• e premte, 20 dhjetor 2024

Liberman: SHBA-ja e din se duhet t'ia kthejmë Iranit, duhet të kërkojmë "koordinim maksimal"

Liberman: SHBA-ja e din se duhet t'ia kthejmë Iranit, duhet të kërkojmë

Tel-Aviv, 15 prill 2024 (MIA) - Lideri i partisë opozitare "Izrael Bejtenu" (Izraeli është shtëpia jonë" Avigdor Libverman deklaroi se SHBA-ja e din se Izraeli nuk ka alternativë tjetër përveç se t'i kundërpërgjigjet Iranit për sulmin e tij të shtunën, dhe se Izraeli duhet të kërkojë "koordinim maksimal" me SHBA-në për atë.

Liberman për Kanal 12 deklaroi se Izraeli ka mundur ta refuzojë sulmin iranian reaketor dhe pa pilot vetëm me ndihmën e amerikanëve - përfshirë edhe hasjet e SHBA-së, dhe më me rëndësi, aftësitë zbuluese amerikane dhe paralajmërimin e hershëm.

Ai tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i ka bërë thirrje për brifing të sigurisë, por se koha akoma nuk është finalizuar. Ai tha se gjithsesi do të marrë pjesë, duke pasur parasysh se kjo është "kohë lufte".

Liberman i bëri thirrje Netanjahut të mos flasë pa fund për përgjigjen e planifikaur të Izraelit, siç bëri për operacionin e planifikuar të IDF-së në Rafah.

"Pushoni së foluri. Së pari vepro, e më pas fol", tha lideri opozitar. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR