• e hënë, 23 dhjetor 2024

Libani ka ndaluar futjen e "pejxherëve dhe "voki-toki" në aeroplanë

Libani ka ndaluar futjen e

 Bejrut, 19 shtator 2024 (MIA) - Autoritetet libaneze kanë ndaluar mbajtjen e "voki-toki" dhe "pejxherëve" në aeroplanët që nisen nga aeroporti i Bejrutit, njoftoi agjencia kombëtare e lajmeve, pasi mijëra pajisje të tilla kanë shpërthyer gjatë një sulmi ndaj Hezbollahut këtë javë.

Drejtoria  e Aviacionit Civil të Libanit u ka kërkuar kompanive ajrore, aeroplnët e të cilëve nisen nga Bejruti, t'u thonë pasagjerëve se këto pajisje për komunikim janë të ndaluara deri në një njoftim të dytë.

 Ato pajisje, gjithashtu, nuk mund të transportohen nga ajri, njoftoi agjencia libaneze.

 Të paktën 37 persona humbën jetën, ndërsa rreth 3.000 janë plagosur kur "pekxherët dhe "voki toki" shpërthyen në dy valë sulmesh që i atribuohen Izraelit.

 U vranë luftëtarë të Hezbollahut shiit pro-iranian, punonjës shëndetësorë dhe administratorë. Të paktën dy fëmijë humbën jetën të martën.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR