Levandovski: Gjuha e Barcelonës është e lehtë për tu kuptuar dhe për tu përshtatur
- Post By Fitore Curri
- 18:13, 26 korrik, 2022
Dallas, 26 korrik 2022 (MIA) - Sulmuesi Robert Levandovski është i bindur se nuk do të ketë problem që të përshtatet në orarin e ndeshjeve të Barcelonës.
Polaku foli në konferencën për media para ndeshjes së xhiros së tretë të Barcelonës kundër Juventusit, e cila do të luhet në Koton Boull në Dallas.
"Me potencialin dhe talentin të cilin e ka ekipi, gjithnjë do të tentojmë të jemi në krye dhe të luftojmë për trofe. Do të duhet të presim, por ky sezon do të jetë shumë më i mirë se i kaluari. Që nga dita e parë ndjehem shumë mirë në ekip, të gjithë më ndihmojnë, kjo flet shumë për mua, ndjehem shumë mirë. Kjo gjuhë e futbollit është e lehtë për tu kuptuar dhe e lehtë për tu përshtatur", tha Levandovski.
Ai nuk ka ndonjë synim të caktuar për numrin e golave në sezonin e ri.
"Do të jap gjithçka nga vetja që të shënoj sa më shumë që mundem gola. Gjithsesi, më e rëndësishme është që të fitosh në ndeshje. Asnjëherë nuk mendoj deri sa të fillojë sezoni sa sa gola do të shënoj. Me rëndësi është që jam shumë i lumtur që jam këtu sepse shoh një potencial të madh në këtë ekip dhe jam i sigurt se do të luajmë mirë e më mirë", tha ai. fc/