Levandovski e theu edhe rekordin e Milerit
- Post By Sara Ademi
- 13:26, 18 dhjetor, 2021

Munih, 18 dhjetor 2021 (MIA) - Robert Levandovski e shënoi golin e tij të 43-të për Baern Munih në vitin 2021 dhe e theu edhe rekordin e Gerd Miler për më së shumti gola në Bundesligë për një vit kalendarik.
Sulmuesi polak arriti përparim në terrenin vendor, tre minuta para përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme kur Baern e mposhti Uolfsburgun me 4-0 në Alijanc Arena.
Rekordi i Milerit prej 42 golave në Bundesligë vlente nga viti 1972.
Me fitoren e mbrëmshme u ngjit në maje të tabelës në Bundesligë me nëntë pikë më shumë nga Borusia Dortmund. sa/