• e shtunë, 05 tetor 2024

Levandovski dëshiron të mbetet në Barcelonë

Levandovski dëshiron të mbetet në Barcelonë

Barcelonë, 10 mars 2023 (MIA) – Sulmuesi polak nga radhët e Barcelonës, Robert Levandovski (34), tha sot se shpreson se edhe gjatë do të mbetet në klubin katalonas.

Levandovski, i cili erdhi nga Bajerni është golashënues që prin në La Ligë këtë sezon me 15 gola, ndërsa është i bindur se edhe më tej mund të luaj në nivel të lartë.

“Nuk mendoj se sa do të qëndroj në Barcelonë. Ende mendoj se mund të luaj edhe për disa vite të tjera në një nivel të lartë, por nuk e di për sa kohë. Jam i sigurt se nuk do të jenë një apo dy, por më shumë. Shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite. Tani e kuptoj kuptimin e sloganit - Më shumë se një klub (Mes que un Club)," tha Levandovski për Barca Magazin.

Barcelona është plasuar e para në tabelën në kampionatin spanjoll me nëntë pikë epërsi para të plasuarit të dytë Real Madridi.

QËNDRONI TË LIDHUR