Letra e Ahmetit, reagon Bilall Kasami
- Veprat e VLEN-in për çdo ditë dëshmojnë dy gjëra. Mashtrimet me dekada që u ka bërë BDI shqiptarëve dhe përkushtimin tonë si pjesë e Qeverisë, për të ecur në realitet projektet madhore në interes të shqiptarëve por edhe në interes shtetëror!
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:34, 28 tetor, 2024
Shkup, 28 tetor 2024
Veprat e VLEN-in për çdo ditë dëshmojnë dy gjëra. Mashtrimet me dekada që u ka bërë BDI shqiptarëve dhe përkushtimin tonë si pjesë e Qeverisë, për të ecur në realitet projektet madhore në interes të shqiptarëve por edhe në interes shtetëror!
Sot, në inspektimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8, në të cilën përveç kreut shtetëror mori pjesë edhe vet ambasadorja e Shteteve të Bashkuara znj. Ageler, u demantua edhe një gënjeshtër e BDI-së, ndërsa u dëshmua se projekti me rëndësi kombëtare si ndërtimi i Korridorit 8, jo vetëm që po realizohet, por edhe se po ecë me dinamikë të shpejtë.
VLEN gjithmonë do të jetë gardiani i shqiptarëve dhe projekteve me rëndësi kombëtare e shtetërore.
E nga ana tjetër, të gjithë jemi të vetëdijshëm se Aliut nuk i interesojnë projektet e mëdha, as rrugëtimi i shtetit e aq më pak shqiptarët. Thjesht po vajton vetëm për pushtet, pushtet i cili i duhet për të mbrojtur krimin dhe kriminelët gjatë qeverisjes së tij. E derisa Aliu dërgon letra lart e poshtë, ne po avancojmë çdo çështje shqiptare, të cilat partia e tij, i bllokoi dhe në emër të tyre i mashtronte shqiptarët.
Ecim përpara sepse ja VLEN!
Foto: Arkivi i MIA-s
______________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.