• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lekornu: Franca nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Lekornu: Franca nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Paris, 8 mars 2024 (MIA) - Nuk mund të bëhet fjalë për dërgimin e trupave për të marrë pjesë në konfliktet në Ukrainë, tha ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lekornu.

"Ne donim t'i informojmë aleatët tanë se çfarë mund të bëjmë tjetër, u morën në shqyrtim hipoteza të ndryshme, por jo për dërgimin e ushtrisë për të marrë pjesë në luftime, siç e interpretuan disa. Presidenti francez Emanuel Makron tha se ne nuk do të jemi pjesëmarrës në këtë konflikt. Por a kemi provuar gjithçka në atë fushë midis dërgimit të armëve, siç po bëjmë tani, dhe bashkëpunimit, pra, luftës së drejtpërdrejtë me Rusinë? A ka rrugë të tjera që nuk janë provuar? pyet Lekornu.

Ai deklaroi se bëhet fjalë kryesisht për praninë ushtarake perëndimore për deminimin dhe stërvitjen e ushtarëve ukrainas në territorin e Ukrainës.

Në fund të shkurtit, Makron, pas një konference në mbështetje të Kievit, tha se liderët e vendeve perëndimore po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, por se nuk ka marrëveshje për këtë çështje dhe se asgjë nuk përjashtohet në varësi të zhvillimit të situatës. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR