• e shtunë, 06 korrik 2024

Lebron Xhejms pësoi humbjen më të madhe në karrierë

Lebron Xhejms pësoi humbjen më të madhe në karrierë

Filadelfia, 28 nëntor 2023 (MIA) - Basketbollisti i Los Anxheles Lajkers, Lebron Xhemjs pësoi humbjen më të madhe në karrierë. 

Klubi nga Los Anxheles, mbrëmë humbi nga Filadelfia me rezultat 139-94 në ndeshjen e rregullt të sezonit në NBA. Këto -44 ishin më të këqija se rezultati paraprak më i keq i Xhejmsit, humbja nga Indiana -42.

Lejkers e kanë humbur ndeshjen e tyre të shtatë me radhë kundër Filadelfias. 

Qendra e Siksersit, Xhoel Embid, realizoi tripël-dabël me 30 pikë, 11 kërcime dhe 11 astistime. Xhejms e mbylli ndeshjen me 18 pikë dhe pesë asistime. si/bsh/  

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR