Lebron Xhejms do t'i humbas disa javë për shkak të lëndimit
- Ylli i Los-Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms do të jetë jashtë terreneve disa javë për shkak të lëndimit në këmbën e djathtë.

Los-Anxhelos, 28 shkurt 2023 (MIA) - Ylli i Los-Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms do të jetë jashtë terreneve disa javë për shkak të lëndimit në këmbën e djathtë.
Sipas informacioneve në mediat amerikane, Xhejms do të duhet të bëjë ekzaminime shtesë përpara se të dihet më saktë korniza kohore e rikuperimit.
Fituesi i katërfishtë i MVP në NBA u lëndua në fund të çerekut të tretë kundër Dallasit gjatë javës (111:108). Basketbollisti tridhjetë e tetëvjeçar megjithatë e vazhdoi ndeshjen dhe e ndihmoi ekipin ta bëjë rikthimin më të madh këtë sezon në NBA.
Los-Anxhelos Lejkers për momentin është në pozitën e 12-të në Konferencën Perëndimore të ligës së NBA-së me rezultat 29-32 (fitore-disfata).
Këtë sezon, ekipi ka rezultat nga 5-9 në ndeshjet pa Xhejmsin në përbërje.
Foto: EPA