Lazhetiq: Mungesa e kulturës sonë të trafikut thjesht do të duhet të rregullohet, kushdo që nuk dëshiron t'i përmbahet rregullave themelore të trafikut nuk duhet të jetë fare pjesëmarrës
- Mosdisiplina jonë në trafik, e cila është rezultat i mosdisiplinës së përgjithshme që mbizotëron në vend, thjesht do të duhet të rregullohet, thotë profesoresha e së drejtës penale Gordana Llazhetiq, duke theksuar se është mirë që po ndryshohen më shumë ligje nga aspekti i sistemit "Qytet i Sigurt" dhe që kemi një dispozitë të zgjeruar për veprën penale të drejtimit të pakujdesshëm, sepse ndonjëherë e gjithë kjo ka edhe efekt parandalues.
- Post By Sara Ademi
- 13:44, 26 shtator, 2025
Shkup, 26 shtator 2025 (MIA) - Mosdisiplina jonë në trafik, e cila është rezultat i mosdisiplinës së përgjithshme që mbizotëron në vend, thjesht do të duhet të rregullohet, thotë profesoresha e së drejtës penale Gordana Llazhetiq, duke theksuar se është mirë që po ndryshohen më shumë ligje nga aspekti i sistemit "Qytet i Sigurt" dhe që kemi një dispozitë të zgjeruar për veprën penale të drejtimit të pakujdesshëm, sepse ndonjëherë e gjithë kjo ka edhe efekt parandalues.
Sipas Lazhetiq, e gjithë kjo tashmë ka një efekt parandalues, megjithëse sistemi ende nuk ka filluar të zbatohet, ai prapëseprapë ka një efekt parandalues për sa i përket asaj që do të thotë të drejtosh një automjet.
"Publiku duhet të largojë keqkuptimin se automjeti juaj do të konfiskohet menjëherë pas shkeljes së parë, megjithatë, për shkelësit e përsëritur, për ata që drejtojnë një automjet në mënyrë të pakujdesshme me një shpejtësi që tejkalon 120 km/orë, automjeti tashmë po shndërrohet në një mjet të rrezikshëm dhe duhet të konfiskohet", thekson Lazhetiq.
Lazhetiq, gjtihashtu theksoi se është menduar edhe për atë se sa ndalesa duhet të ketë paraprakisht dhe për cilat shkelje, që thjeshtë të vendoset rend.
"Kushdo që nuk dëshiron t'i përmbahet këtyre rregullave themelore të trafikut nuk duhet të jetë fare pjesëmarrës në të, dhe këtu kam parasysh këmbësorët, biçikletat, trotinetët elektrikë dhe drejtuesit e çdo mjeti motorik", theksoi Lazhetiq.
I pyetur nëse sistemi do të jetë në gjendje të përballojë numrin në rritje të gjobave dhe sanksioneve që sistemi "Qyteti i Sigurt" do të "kapë" vetëm me ndryshime ligjore, Lazhetiq tha se theksi më i madh me sistemin do të jetë në seksionin e kundërvajtjeve dhe se sistemi do të jetë në gjendje ta përballojë atë. sa/
Foto: MIA