Lazarini: Izraeli paralajmëron ndërprerje taktike të luftimeve, por ato vazhduan në Gazë
- Vazhdojnë luftimet në qytetin Rafah dhe në jug të enklavës së okupuar palestineze edhe krahas deklaratës së djeshme të ushtrisë izraelite e cila paralajmëroi pauza taktike në operacionet ushtarake në zonën e konfliktit në Rripin e Gazës për të ofruar ndihmë humanitare, deklaroi sot shefi i Agjencisë për ndihmë të KB-së për palestinezët (UNRVA), Filip Lazarini në konferencën për shtyp në Oslo.
- Post By Fami Bajrami
- 17:46, 17 qershor, 2024

Oslo, 17 qershor 2024 (MIA) - Vazhdojnë luftimet në qytetin Rafah dhe në jug të enklavës së okupuar palestineze edhe krahas deklaratës së djeshme të ushtrisë izraelite e cila paralajmëroi pauza taktike në operacionet ushtarake në zonën e konfliktit në Rripin e Gazës për të ofruar ndihmë humanitare, deklaroi sot shefi i Agjencisë për ndihmë të KB-së për palestinezët (UNRVA), Filip Lazarini në konferencën për shtyp në Oslo.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dje kritikoi planet e shpallura nga ushtria izraelite për pauza ditore në luftimet përgjatë një prej rrugëve kryesore që çojnë në enklavën e pushtuar palestineze.
Komisari i UNRVA-s, Filipe Lazarini- organizata kryesore e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, konfirmoi se nuk ka pauzë në luftime.
Foto: arkivi i MIA-s