• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lazarini: Izraeli nuk i miraton më konvojët e UNRVA-s për ndihmë në pjesën veriore të Gazës

Lazarini: Izraeli nuk i miraton më konvojët e UNRVA-s për ndihmë në pjesën veriore të Gazës

Gazë, 25 mars 2024 (MIA) - Shefi i Agjencisë së KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRVA) deklaroi se Izraeli e ka njoftuar KB-në se më nuk do të lejojë autokolonat me ushqim të UNRVA-s në veri të Gazës.

"Kjo është e pabesueshme dhe qëllimisht pengon ndihmën për shpëtimin e jetës për shkak të urisë e cila është shkaktuar nga njeriu. Këto kufizime duhet të hiqen”, tha shefi i UNRVA-së Filipe Lazarini në platformën "X". 

UNRVA, e cila siguron ndihma për refugjatët palestinezë në Gazë dhe gjithë rajonin është në krizë që kur Izraeli akuzoi dhjetëra punonjës të saj për përfshirje në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. 

Akuzat nxitën donatorin më të madh të UNRVA-s, SHBA-në, dhe disa të tjerë të ndalojnë përkohësisht financimin duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e agjencisë.

Megjithatë, disa vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Australinë dhe Suedinë, rivendosën financim në të UNRVA-s. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR