• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lavrov do të takohet me ambasadorët e shumicës globale në fillim të prillit për të diskutuar për situatën në Ukrainë

Lavrov do të takohet me ambasadorët e shumicës globale në fillim të prillit për të diskutuar për situatën në Ukrainë

Moskë, 29 mars 2024 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov tha se në fillim të prillit do të takohet me ambasadorët e shumicës globale për të diskutuar për situatën në Ukrainë.

Lavrov tha për gazetën ruse “Izvestia” se tashmë është takuar dy herë në Moskë me ambasadorët e shumicës globale në Moskë dhe ka deklaruar se takimi i mëparshëm është mbajtur dy muaj më parë.

“Pjesëmarrësit analizuan propozimin e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për arritjen e paqes në Ukrainë”, tha Lavrov dhe theksoi se negociatat nuk mund të bazohen në atë propozim të promovuar nga Evropa dhe SHBA-ja, por, siç tha, në një analizë serioze të problemet ekzistuese të sigurisë, pasqyrimi i realitetit në terren dhe garancitë për interesat legjitime të sigurisë të Federatës Ruse. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR