Latifi: Të motivuar kundër Arsimit për fitore të re
- Mbrojtjen e titullit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM), Shkëndija e nisi me dy fitore, pasi mposhti Shkupin bindshëm 5:1 në shtëpi, ndërsa në raundin e dytë të ndeshjes jashtë fushe në Gjorqe Petrov fitoi pikët me një triumf prej 1:3.
- Post By Melahat Baftija
- 13:13, 24 gusht, 2025
Tetovë, 24 gusht 2025 (MIA) - Mbrojtjen e titullit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM), Shkëndija e nisi me dy fitore, pasi mposhti Shkupin bindshëm 5:1 në shtëpi, ndërsa në raundin e dytë të ndeshjes jashtë fushe në Gjorqe Petrov fitoi pikët me një triumf prej 1:3.
Atmosfera e mirë në ekip u përforcua edhe nga triumfi në ndeshjen e parë të plej-of-it në Ligën e Evropës kundër Ludogorecit me 2:1.
Para ndeshjes së kthimit në Bullgari, Shkëndija pret sot në shtëpi skuadrën e Arsimit dhe konsiderohet favorite për të arritur triumfin e tretë në tri xhirot e para.
Megjithatë, lojtarët e Shkëndijës janë të kujdesshëm para ndeshjes me ekipin që ka një pikë nga dy xhiot e para, të fituar në ndeshjen kundër Bashkimit në xhiron e parë. Ata thonë se mund të mbajnë ritmin për të luajtur si ndeshje evropiane ashtu edhe ndeshje në Ligën e Parë, sepse grupi i gjerë i lojtarëve ua lejon këtë.
"Kemi një grup të mjaftueshëm lojtarësh, siç thotë gjithmonë trajneri ynë, dhe duhet të luftojmë në të tre frontet. Kemi kampionatin vendas, Kupën dhe garat evropiane. Kemi lojtarë që të gjithë të kenë kohë loje. Besojmë se do të përqendrohemi në rezultate pozitive në kampionatin vendas, kampionati vendas është më i rëndësishmi, sepse nëpërmjet këtij kompeticioni arritëm në Evropë dhe suksesin historik duke pasur parasysh se do të luajmë në fazën e grupeve të një gare. Ne e respektojmë ekipin e Arsimit. Është një ekip i mirë dhe i organizuar, por Shkendija hyn në çdo ndeshje sa më seriozisht të jetë e mundur dhe e motivuar për një fitore të re", tha për faqen e internetit të FFM-së Lidiron Latifi, lojtari anësori i skuadrës së Tetovës, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Ludogorec. mb/
Foto: EPA