Largohen disa deponi të egra në komunat e Shkupit Kisella Vodë dhe Qendër
- - Gjatë ditës së djeshme, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup realizuan një sërë aktivitetesh për largimin e deponive të egra në komunat Kisella Vodë dhe Qendër të Shkupit.
- Post By Fitore Curri
- 09:56, 29 nëntor, 2024
Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup realizuan një sërë aktivitetesh për largimin e deponive të egra në komunat Kisella Vodë dhe Qendër të Shkupit.
Në komunën Kisella Vodë është intervenuar në rrugët "Nevena Georgieva - Dunja" dhe "Dimo Haxhi Dimov", ku janë ngritur gjithsej 20 metra kub mbetje komunale të përziera, ndërtimore dhe të vëllimshme të hedhura në mënyrë të paligjshme.
NP Higjiena Komunale - Shkup pastroi edhe disa deponi të egra më të vogla në rrethinën e stadiumit të Qytetit, ku janë ngritur dhe transportuar përafërsisht 15 metra kub mbetje nga sipërfaqe publike.
Njëkohësisht, gjatë javës së kaluar, Eko - patrulla e NP Higjiena Komunale - Shkup përgatiti shtatë procesverbale edukative - informative për qytetar dhe subjekte juridike të kapur gjatë hedhjes së paligjshme të mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut në komunat Qendër, Karposh dhe Çair të Shkupit. Në kuadër të intervenimeve të Eko - patrullës nga kundërvajtësit u larguan gjithsej 32 metra kub mbetje ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme. fc/
Fotografia: NP Higjiena Komunale - Shkup