Largohen disa deponi të egra në Butel, Qendër dhe Kisella Vodë
- - Ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup, gjatë ditës së djeshme ngriten dhe transportuan përafërsisht 60 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat Butel, Qendër dhe Kisella Vodë të Shkupit.
- Post By Fitore Curri
- 12:39, 14 nëntor, 2024
Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup, gjatë ditës së djeshme ngriten dhe transportuan përafërsisht 60 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat Butel, Qendër dhe Kisella Vodë të Shkupit.
Janë ngritur 30 metra kub mbetje nga deponia e egër e gjerë e vendosur në rrugën Boca Ivanova, në stacionin e fundit të autobusit 59, në afërsi të varrezave të qytetit Butel, njoftoi NP Higjiena Komunale Shkup.
Në komunën Qendër është intervenuar në bulevardin Ilinden, si dhe në rrugët "Aminta Treti", "Borka Taleski" dhe "Kiro Kërstevski - Pllatnik", në afërsi të shkollës së mesme "Llazar Liçenoski" ku janë pastruar gjithsej 20 metra kub kryesisht mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në sipërfaqe publike.
Në komunën Kisella Vodë të Shkupit, ku janë larguar 10 metra kub mbetje nga deponia e egër e vendosur në rrugën "Frederik Shopen". fc/
Fotografia: NP Higjiena Komunale - Shkup