Largohen 80 metra kub mbetje nga deponitë e egra
- Gjatë ditës dhe mbrëmjes së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup larguan disa deponi të egra të vendosura në komunat Karposh, Gjorçe Petrov, Qendër dhe Çair të Shkupit.
- Post By Fami Bajrami
- 14:05, 4 mars, 2025

Shkup, 4 mars 2025
Gjatë ditës dhe mbrëmjes së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup larguan disa deponi të egra të vendosura në komunat Karposh, Gjorçe Petrov, Qendër dhe Çair të Shkupit.
Në komunën Karposh është intervenuar në rrugët Moskovska dhe Prashka, ku janë ngritur gjithsej 25 metra kub mbetje komunale të përziera dhe të vëllimshme të hedhura në mënyrë të paligjshme.
Në komunën Gjorçe Petrov janë ngritur 20 metra kub mbetje të vëllimshme, të hedhura në sipërfaqen me bar përgjatë rrugës kryesore.
Në komunën Qendër janë pastruar përafërsisht 15 metra kub mbetje komunale të përziera të hedhura në mënyrë të paligjshme nga rruga „Todor Aleksandrov”, në shtrirjen që shpie në Vodno të Mesme.
NP Higjiena Komunale - Shkup realizoi aktivitete edhe në komunën Çair të Shkupit, ku janë ngritur gjithsej 20 metra kub mbetje të hedhura në sipërfaqet publike dhe të trafikut në rrugën Cvetan Dimov, në afërsi të kopshtit Fidani dhe q.t. Çairçanka.
________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.