Largohen 50 metra kub mbetje nga deponitë e egra
- Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e NP “Higjiena Komunale”- Shkup ngritën dhe transportuan përafërsisht 50 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme në Komunat Çair, Gjorçe Petrov dhe Karposh.
- Post By Fami Bajrami
- 13:21, 9 janar, 2025

Shkup, 9 janar 2025 (MIA)- Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e NP “Higjiena Komunale”- Shkup ngritën dhe transportuan përafërsisht 50 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme në Komunat Çair, Gjorçe Petrov dhe Karposh.
Largohen 15 metra kub mbetje nga ambalazhet e kartonit dhe pesëmbëdhjetë goma makinash të hedhura në sipërfaqe publike në rrugën Vojdan Çernodrinski, si dhe 10 metra kub mbetje të vëllimshme në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e plastikave), në komunën e Çairit të Shkupit.
Në komunën e Karposhit janë ngritur përafërsisht 10 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në sipërfaqe të trafikut në rrugën Zagrebska në lagjen Kozle.
NP “Higjiena Komunale” - Shkup ka realizuar aktivitete edhe në komunën Gjorçe Petrov ku janë ngritur 15 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në rrugën Luka Gerov dhe Gjorçe Petrov.