• e diel, 22 dhjetor 2024

Laporta punon në mënyrë aktive në kthimin e Mesit në Barcelonë

Laporta punon në mënyrë aktive në kthimin e Mesit në Barcelonë

Barcelonë, 20 mars 2023 (MIA) - Sulmuesi i Pari Sen-Zhermen, Lionel Mesi mund të kthehet në Barcelonë, njoftoi „Goal“.

Argjentinasi nuk planifikon ta vazhdojë kontratën me klubin parisien, ndërsa kryetari i Barcelonës, Zhoan Laporta, filloi punën aktive të kthimit të argjentinasit pas eliminimit të PSZH-së nga Liga e Kampionëve. 

Sulmuesi 35-vjeçar luajti për klubin katalanas nga viti 2005 deri në vitin 2021. Si pjesë e ekipit katalanas luajti 778 ndeshje, shënoi 672 gola dhe kishte 303 asistime.

Kontrata aktuale e argjentinasit me ekipin parisien është llogaritur deri në verën e vitit 2023. 

Mesi këtë sezon luajti 32 ndeshje për PSZH-në në të gjitha garimet, duke shënuar 18 gola dhe 17 asistime. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR