• e diel, 22 dhjetor 2024

Laporta: Mesi do të kthehet në Barcelonë

Laporta: Mesi do të kthehet në Barcelonë

Barcelonë, 17 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Barcelonës, Zhoan Laporta, gjatë bisedës me tifozët para ndeshjes së xhiros së 29-të në kampionatin spanjoll kundër Hetafes, e cila përfundoi baraz me rezultatin 0:0, deklaroi se sulmuesi i PSZh-së, Lionel Mesi së shpejti do të kthehet në ekipin katalanas.

Në programin e "Cadena SER Carrusel Deportivo" u paraqit video ku Laporta i përgjigjet pyetjes: "Nëse Mesi do të kthehet në Barcelonë". Pyetjes që e parashtroi një tifoz, kryetari i Barcelonës u përgjigj qartë: "Po".

Argjentinasi ka luajtur për klubin katalanas prej vitit 2005 deri vitin 2021. Si pjesë e ekipit katalanas ka luajtur 778 ndeshje, ka shënuar 672 gola dhe ka pasur 303 asistime.

Kontrata aktuale e 35-vjeçarit me PSZh-në vlen deri në fund të sezonit. Ai këtë sezon ka luajtur 34 ndeshje, ka shënuar 19 gola dhe ka pasur 18 asistime. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR