• e diel, 22 dhjetor 2024

Laporta: Çavi meriton kontratë të re afatgjate

Laporta: Çavi meriton kontratë të re afatgjate

Barcelonë, 8 mars 2023 (MIA) - Kryetari i Barcelonës, Zhoan Laporta deklaroi se është i gatshëm t'i ofrojë kontratë të re trajnerit Çavi.

 "Mendoj se Çavi meriton kontratë të re afatgjate. Ai dëshiron të nënshkruajmë kontratë të re nëse ekipi e fiton La Ligën, por mendoj se që tani do të jetë e mundur të konfirmohet bashkëpunimi ynë i ri", deklaroi Laporta. 

Kontrata aktuale e Çavit me Barcelonën është deri në qershor të vitit 2024.

 Barcelona është lidere në tabelën në La Ligë me 62 pikë nga 24 ndeshje. 

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR