• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Lapid: Qeveria e Netanjahut është ëndrra e armiqve të vendit

Lapid: Qeveria e Netanjahut është ëndrra e armiqve të vendit

Jerusalem, 4 mars 2024 (MIA) - Lideri i opozitës izraelite Jair Lapid sot pavarësisht pretendimit të kryeministrit Benjamin Netanjahu, deklaroi se qeveria aktuale e Izraelit është një ëndërr e armiqve të vendit.

"Benjamin Netanjahu tha se zgjedhjet aktuale do të jenë ëndërr e armiqve tanë. Është e kundërta, zotëri, e kundërta. Ëndrra e armiqve tanë është se qeveria juaj është katastrofale, ndërsa ëndrra e tyre është që ju të vazhdoni të udhëheqni", tha Lapid në mbledhjen e partisë së tij të qendrës Jesh Atid (Ka të ardhme). 

 Lapid vlerësoi se ka dy zgjidhje: qeveri e keqe, e rrezikshme, e cila dështon  ose zgjedhje që do të çonin në një qeveri të mirë që do të rivendoste sigurinë e popullit të Izraelit.

"Asgjë nuk i tremb (liderët e Hamasit, Jahja dhe Ismail) Sinvar dhe Hanijeh më shumë sesa fakti se do të ketë një qeveri efikase, të besueshme izraelite me mbështetjen e botës dhe një ekonomi funksionale," tha Lapid, raportojnë mediat izraelite.

Netanjahu të shtunën tha se zgjedhjet e përgjithshme në atë vend do të nënkuptonin fundin e luftës dhe humbjen e Izraelit. qa

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR