• e enjte, 27 qershor 2024

Lapid i bëri thirrje kryeministrit Netanjahu që ta dëgjojë Bajdenin për marrëveshjen rreth pengjeve në Gazë dhe i ofroi mbështetje

Lapid i bëri thirrje kryeministrit Netanjahu që ta dëgjojë Bajdenin për marrëveshjen rreth pengjeve në Gazë dhe i ofroi mbështetje

Tel Aviv, 1 qershor 2024 (MIA) - Lideri i opozitës izraelite Jair Lapid i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanjahu t'i përmbahet thirrjes së presidentit amerikan Xho Bajden për armëpushim në Rripin e Gazës, sipas të cilit Hamasi do t'i lirojë pengjet, bëjnë të ditur mediat britanike.

Lapid poashtu ofroi se do ta mbështesë qeverinë nëse partnerët e koalicionit të ekstremit të djathtë të Netanjahut tërhiqen nga pushteti në shenjë proteste për shkak të marrëveshjes së mundshme për pengjet dhe ndërprerjen e armiqësive në enklavën palestineze.

“Qeveria e Izraelit nuk mund ta injorojë fjalimin e rëndësishëm të presidentit Bajden. Ka marrëveshje në tavolinë dhe duhet bërë”, ka shkruar Lapid në rrjetin social X.

"E rikujtoj Netanjahun se mund të llogarisë tek ne si garantues për arritjen e marrëveshjes për lirimin e pengjeve në rast se liderët e ekstremit të djathtë (Itamar) Ben-Gvir dhe (Betzalel) Smotriç e lëshojnë qeverinë", shton ai.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR