• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Lançohet ”DigjitalEra”, slogani i ri i MSHIA-s

Lançohet ”DigjitalEra”, slogani i ri i MSHIA-s

Shkup, 18 prill 2023 (MIA)- DigjitalEra (https://digitalera.mioa.gov.mk/) është platforma më e re onlajn e MSHIA -s. Siç bëjnë të ditur nga kjo ministri, kjo iniciativë sjell shtimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe administratën.

“Sot në seancën e Qeverisë, sapo e kemi kaluar informacionin për proceset e digjitalizimit dhe udhërrëfyesin për transformimin digjital të shtetit tonë. MSHIA dhe Qeveria e RMV-së nëpërmjet strategjisë për TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit), strategjisë për siguri kibernetike dhe udhërrëfyesit për transformim digjital përkufizon saktë proceset dhe formën e digjitalizimit të shoqërisë duke mos injoruar qëndrueshmërinë dhe kohën e zbatimit të proceseve digjitale”, shkruan ministri Aliu në postimin e tij në Fejsbuk.

Ai shton se transformimi digjital i cili ndryshon rrënjësisht marrëdhëniet e shtetit me qytetarët, duke hedhur bazat e një sistemi të sigurt antikorrupsion në shërbimet e ofruara është prioriteti ynë si qeveri.

“Me digjitalizimin e shërbimeve publike do të reduktojmë dukshëm kohën e shpenzuar nga qytetarët për marrjen e një shërbimi në sportelet e administratës publike. Këto shërbime do të mund të merren në kohë reale, të jenë transparente, llogaridhënëse, dhe më pak të kushtueshme, me çka klientelizmi, favoret dhe monopolizimi i proceseve do të jenë një e shkuar e hidhur. #DigjitalEra”, shkruan mes tjerash Aliu.

QËNDRONI TË LIDHUR