• e enjte, 11 dhjetor 2025

LAMM: Sërish është bllokuar komunikacioni në VK Evzoni-Bogorodicë

LAMM: Sërish është bllokuar komunikacioni në VK Evzoni-Bogorodicë

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Komunikacioni  nga ora 17:00 sërish është bllokuar në Vendkalimin Kufitar Evzoni (VK Bogorodicë), njoftoi LAMM.

Ata theksojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, në rrugë të thata, me intensitet mesatar në rrugët jashtë zonave urbane. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAAM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR