• e enjte, 04 dhjetor 2025

LAMM: Përsëri është bllokuar qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve në vendkalimin kufitar "Evzoni", për hyrje dhe dalje në Greqi

LAMM: Përsëri është bllokuar qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve në vendkalimin kufitar

Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) – Prej orës 17:50 përsëri është bllokuar qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve në vendkalimin kufitar “Evzoni”, për hyrje dhe dalje në Republikën e Greqisë, për shkak të protestës së bujqve, informojnë nga LAMM. 

Nga LAMM informojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR