LAMM: Nga ora 17 është mbyllur vendkalimi kufitar Evzoni
- Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa. Reshje bore janë regjistruar në Kodrën e Diellit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për komunikacionin. Nga ora 17:00, komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) është në ndërprerje për të gjitha llojet e automjeteve, informon LAMM.
- Post By Fami Bajrami
- 18:18, 7 janar, 2026
Shkup, 7 janar 2026 (MIA) - Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa. Reshje bore janë regjistruar në Kodrën e Diellit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për komunikacionin. Nga ora 17:00, komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) është në ndërprerje për të gjitha llojet e automjeteve, informon LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Foto: arkivi