• e premte, 05 dhjetor 2025

LAMM: Në VK Tabanoc pritet rreth 20 minuta

LAMM: Në VK Tabanoc pritet rreth 20 minuta

Shkup, 30 gusht 2025 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata me intensitet të shtuar në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve, në VK Tabanoc koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth 20 minuta, përderisa në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi LAMM. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR