• e shtunë, 15 mars 2025

LAMM: Në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë pritet 30 minuta

LAMM: Në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë pritet 30 minuta

Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, informojnë nga LAMM.  Në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30 minuta, derisa në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR