• e hënë, 23 dhjetor 2024

LAMM: Në "Tabanoc" pritet 30, ndërsa në "Bogorodicë" 15 minuta

LAMM: Në

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në VK Tabanoc, koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth gjysëm ore, ndërsa në VK Bogorodicë për dalje nga vendi është rreth 15 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e jonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR